TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë.
Sipas MSHMS-së rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.
“Janë 184 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftim e MSHMS.
“Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Statistika (11 nëntor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 513
Testime totale 2,002,136
Raste pozitive 331,998
Raste të shëruara 328,220
Raste aktive 184
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 136
Vlorë 19
Fier 9
Gjirokastër 6
Berat 3
Durrës 5
Elbasan 2
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1
/r.e/












