Ballina Flash

F1 – Brazili, stacioni i radhës

SAN PAULO, 10 nëntor /ATSH-AA/ – Brazili do të presë garën e 21-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Brazilit do të fillojnë nesër në orën 20:00 në pistën 4,3 kilometra Autodromo Jose Carlos Pace në qytetin Sao Paulo të Brazilit. Ndërsa gara me 71 xhiro do të fillojë të dielën më 13 nëntor në orën 19.00.

Këtë sezon, Max Verstappen (Red Bull) ka fituar 14 gara, Charles Leclerc (Ferrari) 3, Sergio Perez (Red Bull) 2 dhe Carlos Sainz nga Ferrari një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 416 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 280

3. Charles Leclerc (Monako): 275

4. George Russell (Britani e Madhe): 231

5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 216

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 696

2. Ferrari: 487

3. Mercedes: 447

4. Alpine: 153

5. McLaren: 146     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas trajtimit në Pediatri, shërohet vajza e vogël nga sëmundja në veshka
Artikulli tjetërInspektim në Urën e Kordhocës në Gjirokastër