Ballina Flash

Vallëzoni dhe përfitoni!

LONDËR, 8 nëntor /ATSH/ – Pasioni për kërcimin bashkon të gjitha moshat dhe disa studime shkencore konfirmojnë se kërcimi është i mirë pasi përmirëson disponimin, ul stresin dhe parandalon sëmundje të tilla si Parkinson dhe demencë shumë më tepër se aktivitetet e tjera fizike dhe mendore, përfshirë çiklizmin, golfin, notin, leximin dhe tenisin, shkruan focus.it..

Kjo dëshmohet edhe nga një studim i botuar në ”New England Journal of Medicine”, autorët e të cilit ia atribuojnë fuqinë e kërcimit faktit se kërcimi përfshin si përpjekje mendore ashtu edhe ndërveprim social.

Një ekip studiuesish kanadezë analizoi performancën konjitive të dy grupeve të njerëzve, të cilëve iu dhanë shirita me ngjyra, distinktivë dhe kufje me valë, përmes të cilave secili grup dëgjonte një këngë të ndryshme.

Doli se pjesëmarrësit mbanin mend ngjyrën e grupeve dhe distinktivët e atyre që kërcenin me ritmin e tyre, ndërsa ata ishin më pak të saktë në shenjat që mbanin ata që ndiqnin një ritëm tjetër.

Dimensioni social, pra marrëdhënia me të tjerët, mbetet elementi vendimtar për të kuptuar se çfarë kuptimi kishte ky aktivitet në evolucionin njerëzor dhe çfarë kuptimi ka ende sot.

Vallëzimi, në fakt, kërkon aktivizimin e neuroneve motorike, pra të neuroneve që kontrollojnë muskujt. Kjo vlen për çdo lëvizje, por në vallëzim qelizat e trurit “ndizen” në harmoni me ritmin.

Studiues nga Universiteti i Oslos  kanë zbuluar se, duke dëgjuar një këngë, por edhe rrahjen e një metronomi, ne tundim kokën në mënyrë të pavullnetshme 7 milimetra çdo sekondë dhe kjo ndodh pavarësisht moshës dhe gjinisë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi
Artikulli tjetërZhulali: Qeveria të marrë masa dhe të adresojë shkaqet e emigrimit