SOFJE, 8 nëntor /ATSH-BTA/ – Bullgaria ka konfirmuar mbështetjen e saj në procesin e zgjerimit të BE-së duke theksuar se integrimi evropian duhet të vazhdojë në bazë të agjendës së rajonit, tha në një konferencë për shtyp ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), në Sofje.
Bullgaria mban presidencën e radhës të CEI të 2022.
Milkov tha se prioritetet e Presidencës së CEI- të Bullgarisë ishin të fokusuara në rimëkëmbjen ekonomike, inovacionet, rininë dhe promovimin e mjeteve për njohjen e lidhjes së fortë midis takimeve lokale dhe bashkëpunimit rajonal.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të CEI konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku për të kapërcyer pasojat e luftës.
Ministri i Jashtëm, Milkov, miratoi një deklaratë të përbashkët duke mbështetur solidaritetin dhe unitetin në CEI në përpjekjet e përbashkëta për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
Gjatë takimit pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se integrimi evropian ishte i një rëndësie kyçe për sigurinë në rajon.
Milkov shprehu bindjen se iniciativat e ndërmarra gjatë presidencës bullgare i kishin arritur objektivat e tyre duke kontribuar në prioritetet kyçe të CEI.
Një ceremoni simbolike u zhvillua gjatë takimit në të cilin Bullgaria i dorëzoi presidencën e radhës të CEI vendit të ardhshëm, Republikës së Moldavisë.
Milkov falënderoi sekretarin e përgjithshëm të CEI, Roberto Antonione për mbështetjen dhe bashkëpunimin produktiv gjatë vitit 2022 dhe i uroi sukses Presidencës moldave të CEI në 2023./ /a.i/












