Ballina Flash

Apple do të prodhojë 3 milionë iPhone më pak

PEKIN, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gjigandi Apple pritet të prodhojë 3 milionë iPhone 14 më pak këtë vit sesa ishte planifikuar fillimisht.

Ky lajm është raportuar nga agjencia Bloomberg duke cituar disa burime, sipas të cilave Apple dhe furnitorët e saj planifikojnë të prodhojnë 87 milionë iPhone krahasuar me objektivin fillestar prej 90 milionë.

Ulja është e lidhur me kërkesën e dobët për iPhone 14 dhe 14 Plus.

Apple më vonë pranoi se prodhimi në fabrikën e montimit të iPhone 14 Pro në Zhengzhou, më i madhi në botë në provincën Henan të Kinës, është goditur rëndë nga kufizimet kundër Covid-19.

Me afrimin e sezonit të blerjeve të fundvitit, Apple e ka bërë të qartë se pret që dërgesat e iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max të jenë më të ulëta se sa pritej dhe se klientët do të duhet të presin më shumë për të marrë modelet e reja. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Kamza është simotra e Tiranës, e kthyer në kantier shembullor
Artikulli tjetërKQZ pranon kërkesën e presidentes për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr