Ballina Flash

Vdes reperi i njohur amerikan Aaron Carter

LOS ANXHELES, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Reperi amerikan Aaron Carter vdiq në moshën 34- vjeçare, njoftoi nëna e tij.

Të gjitha detajet dhe rrethanat e tjera do të sqarohen dhe komunikohen më vonë.

Departamenti i policisë së Los Anxhelesit konfirmoi një operacion në Lancaster, Kaliforni, por nuk dha asnjë detaj.

Aaron Carter, vëllai më i vogël i Nick Carter i ”Backstreet Boys”, ishte shumë i suksesshëm si fëmijë në fund të viteve 1990 me hite si “Crush On You” dhe “Aaron’s Party”.

Që atëherë ai ka tentuar vazhdimisht një rikthim pa sukses. Si pjesë e një turneu botëror, ai bëri një ndalesë edhe në Gjermani në vitin 2015.

Ish-ylli adoleshent ka qenë në titujt e gazetave për incidente të ndryshme.

Dy vëllezërit Nick dhe Aaron u grindën publikisht dhe shkëmbyen akuza.

Aaron Carter u pozicionua edhe politikisht dhe deklaroi në 2016 se do të votonte për Donald Trump.

Pothuajse një vit më parë, ish-ylli u nda nga e fejuara Melanie Martin, një javë pas lindjes së fëmijës së tij të parë. Ai është akuzuar edhe për përdorim substancash narkotike./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB: Musk të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter
Artikulli tjetërBorell kërkon kthimin e serbëve në institucione, zgjatjen e afatit për targat dhe asociacionin