TIRANË, 3 nëntor/ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Tiranës, Ols Dado.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.11.2022, për prokurorin Dado vendosi konfirmimin në detyrë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo relatore, Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008.
Në vitin 2010, ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmësmagjistrat.
/r.e/























