Ballina Flash

Edhe Republika Çeke kërkon ndryshimin e emrit në Çeki

PRAGË, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Republika Çeke do t’i kërkojë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të ndryshojë emrin e tyre, në formën më të shkurtër “Çekia”, në ngjarjet sportive ndërkombëtare, tha një zëdhënëse e komitetit olimpik të vendit, COV.

”Një shumicë e qartë e atletëve olimpikë çekë e mbështesin vendimin”, tha COV.

Pritet një periudhë tranzitore dyvjeçare, por fanellat e disa skuadrave, si në basketboll, e mbajnë tashmë emrin Çekia.

Në vitet e fundit, presidenti çek Milos Zeman ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin në nivel ndërkombëtar të përdorimit të shkurtesës së miratuar në vitin 2016.

Megjithatë, Republika Çeke përdoret ende gjerësisht./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet “Artisti i Popullit”, kompozitori Tish Daija
Artikulli tjetërRama: Krenar për ty Armando Broja, turp për këdo që shënjestron komunitetin tonë në Britani