Ballina Aktualitet

Berisha: Rama 137 udhëtime me çarter

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.

Berisha u shpreh se “nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter”.

“22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Ai duhet të largohet si kryeministër”, tha Berisha.

“Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier dhe Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht, ndonëse të gjitha objektet e krimit nuk konfiskohen, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat, kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra e mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm”, tha Berisha.

Sipas tij, drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në “Akciza”, unifikim për birrën, përjashtohen akumulatorët e automjeteve elektrike
Artikulli tjetërPRAGË – Babis zyrtarizon kandidaturën për president