TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit nga 502 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamzë, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.
“Janë 221 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Statistika (28 tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502
Testime totale 1,996,150
Raste pozitive 331,745
Raste të shëruara 327,931
Raste aktive 221
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Vlorë 21
Fier 13
Gjirokastër 10
Durrës 10
Berat 9
Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë 5
Kukës. 1
Dibër. 1
/k.s/r.e/












