Ballina Flash

Pukë, workshop mbi inventarizimin e elementëve të trashëgimisë jomateriale

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, ka organizuar një workshop mbi inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale tradicionale të komunitetit. Ky workshop përfshiu nxënës të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” të qytetit të Pukës.

Përmes shfaqjes së videove të shkurtra, ku dokumentohen elementë të trashëgimisë kulturore, nxënësit patën mundësi të bashkëndanin vlera dhe histori familjare si dëshmi e transmetimit gojarisht të kulturës dhe identitetit kulturor të zonës së tyre.

Specialistët e DRTK Shkodër gjatë këtij workshop-i, aftësuan nxënësit pjesëmarrës mbi rregullat bazë të procesit të krijimit të kartelave për inventarizimin e elementëve të trashëgimisë jomateriale, pjesë e komunitetit të Pukës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Nis vaksinimi falas kundër gripit stinor
Artikulli tjetërTALIN – Estonia i kërkon BM të rrisë praninë ushtarake në vendin baltik