TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Në liqenin e Paskuqanit vijon puna për ndërtimin e pedonales së re.
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i liqenit të Paskuqanit.
Pedonalja e re e këtij liqeni do të ketë zonën e gjelbër, pistën e vrapit dhe korsinë e biçikletave.
Në liqenin e Paskuqanit do të krijohet një park i madh që do t’i vlejë krejt kryeqytetit edhe pse ndodhet në Bashkinë e Kamzës.
/r.e/























