Ballina Bota

FOKUS – WhatsApp del jashtë funksionit

FRANKFURT, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – WhatsApp nuk funksionon që prej orës 08:30, ndërkohë që janë shumëfishuar edhe raportimet e atyre që nuk mund të përdornin sistemin e mesazheve në pronësi të Meta (Facebook).

Nuk dihet nëse rënia e sistemit është lokale apo globale, por në faqen Downdetector që monitoron ndërprerjet, megjithatë, raportet po rriten.

Shërbimi i mesazheve duket se është jashtë linje, madje edhe në versionin e desktopit, dhe funksionon i parregullt.

Shërbimet e tjera Meta (si Facebook dhe Instagram) duket se funksionojnë si duhet.

Si zakonisht në Twitter ka mesazhe me hashtag #Whatsappdown./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Steinmeier viziton Kievin
Artikulli tjetërBilisht, zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Ballkanik