Ballina Aktualitet

Balla: Turp që “non grata” s’votoi për hapjen e dosjeve

TIRANË, 21 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot në lidhje me qëndrimin e opozitës së Sali Berishës kundër ligjit të hapjes të dosjeve.

Reagimi i Ballës vjen pas depozitimit në Kuvend të dy nismave për ndryshim në ligjin e dekriminalizimit që u ndalon zgjedhjen apo emërimin në funksionet publike dhe ligjin për partitë politike, që i ndalon ish-bashkëpunëtorët të jenë kryetar partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e konsideron turp mosvotimin e kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe deputetëve të tij për ligjin e hapjes së dosjeve që u votua me konsensus një ditë më parë mes PS-së dhe PD-së, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Non grata Sali Berisha nuk votoi për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Turp”, shkruan Balla, duke postuar një foto të Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha, ku shkruhet “Besniku i fundit i diktatorit”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestorant “Deviseld”, oaz i gjelbër mes përkujdesjes së një familjeje të palodhur
Artikulli tjetërHaradinaj pas takimit me Kurtin: Marrëveshja finale duhet të ketë vulën e SHBA-së