Ballina Ekonomi

Rehabilitimi i aksit Shkodër-Mjedë lehtëson trafikun

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Në aksin Shkodër-Mjedë po kryhen punimet e rehabilitimit duke rritur sigurinë rrugore dhe lehtësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se aktualisht po punohet në aksin Ura e Kirit-Mjedë.

Punimet me mjete të rënda dhe ekipet përkatëse po kryejnë gërmimin e shtresave ekzistuese asfaltike dhe mbushjen me stabilizant.

ARRSH ka në fokus përmirësimin e infrastrukturës të shtrihet në dy drejtime. Njëra janë investimet e reja në segmentet e reja rrugore, së dyti është një paketë intensive investimesh, në bashkëpunim me BB, për mirëmbajtjen e rrugëve, aq e nevojshme, siç është edhe kjo rrugë e cila kishte filluar amortizimin.

Punimet rehabilituese të këtij aksi, bashkë me segmentet e tjera Shkodër-Muriqan, Hani i Hotit-Tamarë janë pjesë e programit të Bankës Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohet arsenal armësh në Elbasan, arrestohen dy shtetas
Artikulli tjetërShkodra përfituese e projektit FARO për trashëgiminë e lënë nga regjimi komunist