TIRANË, 17 tetor /ATSH-DPA/-Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, fitoi sot Topin e Artë duke u bërë lojtari i dytë që fiton çmimin në moshën 34-vjeçare, pas anglezit Stanley Matthews, i cili fitoi çmimin në vitin 1956, në moshën 41-vjeçare, sipas “The Sporting News”.
Skuadra e Benzema fitoi “La Liga” të Spanjës dhe “UEFA Champions League” duke u shpallur kështu golashënuesi më i mirë në të dyja garat. Ai gjithashtu fitoi Ligën e Kombeve të UEFA-s me Francën.
Pritej që Benzema të fitonte çmimin si lojtari më i mirë në botë, duke qenë se nuk kishte asnjë lojtar tjetër që i afrohej arritjeve të tij.
Pavarësisht se ajo nuk ka qënë aktive gjatë muajve të fundit për shkak të një dëmtimi në gju, ylli i Barcelonës, Alexia Putellas, fitoi Topin e Artë 2022 për femra.
Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Gavi fitoi trofeun “Kopa” si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nën 21 vjeç në ceremoninë e Topit të Artë sot në Paris.
Thibaut Courtois i Real Madrid, u shpall portieri i vitit, duke marrë trofeun “Yashin”.
Manchester City pretendoi Klubin e Vitit, ndërsa lojtari i Bayern Munich, Sadio Mane u nderua me çmimin e parë “Socrates”.
Edicioni i Topit të Artë për vitin 2022 pati disa ndryshime në procesin e votimit dhe kritereve për votim, pas fitores kontroverse të Lionel Messi në 2021.
Për herë të parë, lojtarët u gjykuan në sezonin evropian të klubeve dhe jo në bazë të vitit kalendarik.
Gjithashtu, grupet e votimit u reduktuan duke iu vendosur kritere më të rrepta, të cilat nuk përfshinin arritjet në karrierë.//a.i/











