Ballina Bota

GJERMANI – BND: Putin deklaratë lufte kundër Perëndimit

BERLIN, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Kreu i shërbimit sekret gjerman e ka cilësuar pushtimin rus të Ukrainës një “shpallje lufte” kundër të gjithë botës demokratike perëndimore.

Duke folur në një seancë publike të komisionit parlamentar, Bruno Kahl, i cili drejton Shërbimin Federal të Shërbimit Sekret (BND), tha se lufta e presidentit Vladimir Putin nuk kishte të bënte kryesisht me territorin e Ukrainës.

”Putin do të vazhdojë të përdorë forcën, siç bëri në Çeçeni, Gjeorgji, Siri, Krime dhe Donba, për të arritur qëllimet e tij politike”, tha ai.

Kur ishte fjala për konfliktin në terren në Ukrainë, ai tha se priste ”që luftimet të vazhdonin edhe vitin e ardhshëm pasi asnjëra palë nuk ishte e gatshme të lëshonte territor”.

”Ngjarjet si lufta në Ukrainë tregojnë pse Gjermania ka nevojë për autoritetet e saj të sigurisë”, tha ai.

”Kërcënime të tjera të mëdha aktuale përfshijnë një Kinë autokratike që ngrihet për t’u bërë një fuqi globale”, tha Kahl./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani: Liria e fituar nuk është e plotë pa drejtësi për viktimat
Artikulli tjetërHapet ekspozita “Borgio Ciano-Kuçovë, një histori për t’u kujtuar”