Ballina Bota

FOKUS – Scholz: Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet

BERLIN, 15 tetor /ATSH – DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri një thirrje të rinovuar për reforma në BE, për të lejuar pranimin e anëtarëve të rinj, gjatë një konference të socialdemokratëve evropianë.

Scholz tha gjithashtu se ”parimi që kërkon unanimitet për vendimet e politikës së jashtme dhe fiskale duhet të hiqet gradualisht”, megjithëse ai pranoi se kjo do të kërkonte njëfarë bindjeje.

“Por unë e them gjithashtu qartë: nëse një Evropë gjeopolitike është aspirata jonë, atëherë vendimet e shumicës janë një fitim dhe jo një humbje e sovranitetit,” u tha Scholz delegatëve në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane (PES).

BE-ja do ta mbajë fjalën e saj kur bëhet fjalë për vendet që u është dhënë statusi i kandidatit – duke përfshirë disa shtete të Ballkanit, Ukrainën dhe Moldavinë. Një Bashkimi Evropian i bashkuar prej 27, 30, 36 shtetesh me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë mund të mbajë peshën e tij edhe më fort në këtë botë”, shtoi ai.

Megjithatë, është e rëndësishme që shqetësimet e shteteve më të vogla të mos anashkalohen.

”Edhe në të ardhmen, çdo vend duhet të dëgjojë shqetësimet e tij; çdo gjë tjetër do të ishte një tradhti ndaj idesë evropiane”, theksoi Scholz. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazheli në mbledhjet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Artikulli tjetërShoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) në Shqipëri