TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Monedhat e huaja humbën pikë këtë të martë në raport me lekun.
Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 120.14 lekë ose 0.28 lekë më pak se një ditë më parë. Euroja është nënçmuar lehtë me 0.14 lekë dhe këmbehet me 116.63 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik humbi terren duke u dobësuar me 0.54 lekë dhe këmbehet me 132.68 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 120.30 lekë ose 0.39 lekë më pak se një ditë më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 120.14 | -0.28 | |
| Euro | EUR | 116.63 | -0.14 | |
| Poundi Britanik | GBP | 132.68 | -0.54 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 120.30 | -0.39 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 82.44 | -0.36 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.27 | -0.73 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 86.83 | -0.84 | |
| Korona Suedeze | SEK | 10.60 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.15 | -0.12 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.67 | -0.03 | |
| SDR | SDR | 154.08 | -0.36 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 199756.78 | -2,283.90 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2312.37 | -56.82 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.75 | -0.10 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.73 | -0.10 | |
| Lira Turke | TRY | 6.46 | -0.02 | |
/j.p/r.e/






















