Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/10/2022

OSLO (Norvegji) – Shpallja e çmimit Nobel për Paqen.

PRAGË (Republika Çeke) – Samiti joformal i Këshillit Evropian.

AMSTERDAM (Holandë) – Konferencë për shtyp pas një takimi për luftën kundër krimit të organizuar, me ministrat dhe përfaqësuesit e Drejtësisë dhe të Brendshme të Holandës, Belgjikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës.

GJENEVË (Zvicër) – Sesioni i 51-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

VARSHAVË (Poloni) – Konferenca e Varshavës mbi Dimensionin Njerëzor të OSBE-së.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë e Emirit të Katarit Tamim ben Hamad Al Thani.

PARIS (Francë) – Gjyqi i një çifti tregtarësh arti dhe një printeri litograf, të dyshuar se kishin fshehur qindra printime të vjedhura të Pikasos.

MOSKË (Rusi) – 70-vjetori i ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

ATHINË (Greqi) – Rifillimi i gjyqit të apelit të drejtuesve dhe kuadrove të partisë neonaziste ”Agimi i artë”.

BERLIN (Gjermani) – Ceremonia e fillimit në Evropë të markës kineze të makinave elektrike NIO.

HAGERSTAUN (SHBA) – Presidenti Biden mban një fjalim mbi ekonominë.

LIMA (Peru) – Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS).

LIMA (Peru) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 7 tetor 2022
Artikulli tjetërUASHINGTON – Biden: SHBA-ja po shqyrton mundësitë pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës