Ballina Bota

RUSI – Duma ratifikon aneksimin e rajoneve të Ukrainës

MOSKË, 3 tetor /ATSH-DPA/- Dhoma e Ulët e parlamentit rus ose Duma ka ratifikuar inkorporimin e katër rajoneve të pushtuara ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit në Rusi, një akt i papranuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Pavarësisht se aneksimi u kritikua si një shkelje e ligjit ndërkombëtar në të gjithë globin, mbi 400 deputetë votuan sot në favor për të bërë pjesë të Federatës Ruse rajonet e pushtuara ukrainase.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ishte i pranishëm, theksoi se rajonet do të ishin nën mbrojtje të veçantë.

Presidenti rus Vladimir Putin, forcat e të cilit pushtuan Ukrainën në shkurt, nënshkroi të premten traktatet e pranimit.

Një numër ligjesh lidhur me integrimin priten ende të miratohen dhe është planifikuar një periudhë tranzicioni deri në vitin 2026.//a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rritet numri i dëbimeve në vendet e treta dhe brenda BE-së
Artikulli tjetërRama: Financimi rus në PD, në dijeni të plotë të një grushti njerëzish