Ballina Flash

Optimus roboti prototip humanoid

KALIFORNI, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Një vit më parë miliarderi Elon Musk prezantoi në skenë një balerin të veshur si robot.

Por, dje, në Kaliforni, Elon Musk prezantoi para publikut robotin prototip humanoid të aftë për të vepruar pa kabllo.

Optimus, siç e quajti prodhuesi i tij i makinave, bëri një ecje të ngadaltë në skenë dhe përshëndeti publikun për rreth një minutë.

“Në të vërtetë Optimus mund të bëjë shumë më tepër sesa ajo që sapo ju treguam”, shpjegoi shefi i Tesla-s, ndërsa një video shfaqte imazhe të robotit që mbante kuti dhe lante bimë në një kazan uji.

Sipërmarrësi vizionar ka siguruar se kur të ketë prodhim masiv Optimus do të kushtojë nën 20 000 dollarë, ose më pak se një makinë.

Klientët duhet ta marrin atë, pasi ta porosisin brenda 3-5 viteve, por për momentin nuk është ende në shitje.

Sipas Musk, roboti mund të jetë i dobishëm në industrinë e automobilave dhe sektorë të tjerë për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Tesla, megjithatë, nuk është prodhuesi i parë i makinave që zhvillon robotë humanoidë.

Së bashku me Hyundai-Boston Dynamics, Honda ka punuar në robotët e quajtur Asimo për gati 20 vjet.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti takon përfaqësuesit e komunitetit goran, bisedojnë për rritje të angazhimit
Artikulli tjetërGjinushi: Qendër elitare rajonale e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave