TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 48 qytetarë.
Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetar në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.
Janë 506 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Statistika (30 shtator 2022)
Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 670
Testime totale 1,981,596
Raste pozitive 331,075
Raste të shëruara 326,980
Raste aktive 506
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 254
Elbasan 44
Fier 44
Vlorë 36
Durrës 23
Gjirokastër 23
Dibër 22
Lezhë 21
Shkodër13
Berat 10
Korçë 10
Kukës 6
/j.p/r.e/












