TIRANE, 29 shtator/ATSH/ Prindërit e fëmijëve të kopshtit “Zybejde Hanëm” zhvilluan sot një protestë përpara Kryeministrisë.
Disa nga prindërit u shprehën se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të marrin përgjigje pozitive për anulimin e vendimit për mbylljen e kopshtit.
Prindërit kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre të moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti.
Këshilli i Ministrave miratoi në 22 shtator mbylljen e aktivitetit të kopshtit jopublik “Zybejde Hanëm”, Tiranë.
/k.s/r.e/























