TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euroja forcoi lehtë pozitat në raport me lekun, pas rënies që shënoi për disa ditë me radhë, ndërsa dollari amerikan humbi terren, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1.49 lekë dhe këmbehet me 120.27 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0.15 lekë dhe këmbehet me 116.53 lekë.
Paundi britanik krahasuar me ditën e mërkurë, u ngjit me 0.62 lekë dhe këmbehet në kuotën 1309.60 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 122.50 lekë, ose 0.11 lekë më pak se një ditë më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 120.27 | -1.49 | |
| Euro | EUR | 116.53 | +0.15 | |
| Poundi Britanik | GBP | 130.60 | +0.62 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 122.50 | -0.11 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 83.13 | -1.02 | |
| Dollari Australian | AUD | 77.72 | +0.05 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 87.71 | -0.43 | |
| Korona Suedeze | SEK | 10.63 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.14 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.67 | +0.03 | |
| SDR | SDR | 152.37 | -2.49 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 198144.83 | +1,221.93 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2241.83 | +46.25 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.75 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.75 | -0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 6.49 | -0.09 | |
/r.e/












