TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim pune ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Begaj tha se në takim u vlerësua partneriteti strategjik, si dhe u diskutua për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
“Për sa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, informoi Presidenti.
/m.m/r.e/























