Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me 6 ndeshje

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Rikthehet ditën e sotme një nga aktivitetet më të rëndësishme të futbollit në vendin tonë, Kupa e Shqipërisë.

Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të luhen gjashtë ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat vlejnë për fazën e eliminatoreve të këtij edicioni.

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00 ku në fushën e blertë do të zbresë edhe kampionia e Shqipërisë, “Tirana”, mysafire në stadiumin “Vëllezërit Duli” në Koplik, Shkodër.

Ndër ndeshjet e ditës së sotme spikat përballja mes “Butrintit” dhe “Dinamos”.

Më poshtë, të gjitha takimet që do të luhen ditën e sotme për fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë:

15:00 Koplik – KF Tirana

15:00 Partizani – Oriku

15:00 Butrinti Sarandë – Dinamo Tirana

15:00 Lushnja – Tërbuni Pukë

15:00 Burreli – Tomorri

15:00 Shkumbini – Egnatia

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Do mbajmë të paprekur çmimin e energjisë për familjarët e biznesin e vogël
Artikulli tjetërRama: Amnistinë fiskale do ta bëjmë, e kërkojnë 99% e shqiptarëve