Ballina Flash

Ersekë, tjetër hapësirë e Rilindjes Urbane

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Edhe Erseka është pjesë e Rilindjes Urbane me një hapësirë të rikualifikuar e cila i shtohet bukurive natyrore të saj.

Kryeministri Edi Rama solli mbrëmjen e sotme pamje nga pedonalja e re me vijën e rrjedhshme ujore që gjarpëron mespërmes saj nga ujëvarat e Gramozit.

Projektet e Rilindjes Urbane tashmë të jetësuara shtrihen në gjithë vendin me rreth 600 milionë dollarë investime, ndërsa janë zbatuar 1 mijë projekte. Këto investime gjenerojnë miliona euro të ardhura në vit, për shkak të rritjes së turizmit dhe dyfishimit të strukturave të turizmit.
/m.m/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Vajzat shkodrane, sukses historik në futboll
Artikulli tjetërMe 80 km/h në autostrada për të kursyer … energji?!