Ballina Bota

SOFJE – Bullgaria këshillon qytetarët e saj të largohen nga Rusia

SOFJE, 27 shtator /ATSH-DPA/ Bullgaria, përmes ministrisë së Jashtme në Sofje, këshilloi qytetarët e saj në Rusi të largoheshin dhe rekomandoi të mos udhëtojnë brenda vendit, duke e lidhur atë me “situatën e ndërlikuar”.

“Shtetasit bullgarë duhet të konsiderojnë largimin e shpejtë nga vendi duke përdorur transportin e disponueshëm”, theksoi ministria në një deklaratë.

Bullgarët që kanë mbetur në Rusi këshillohen të jenë më vigjilentë dhe të shmangin vendet me grumbullime të mëdha njerëzish.

Bullgaria, një vend i BE-së dhe NATO-s, ka dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Sofja zyrtare deklaroi gjithashtu se “nuk do të njohë referendumet e aneksimit të kritikuara gjerësisht në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës’’.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së: Nisim punën për zgjedhjet vendore
Artikulli tjetërTabaku diskuton me ambasadoren Kim prioritetet e procesit të integrimit