Ballina Ekonomi

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fillimjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.81 lekë dhe këmbehet me 120.93 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 116.34 lekëve, ose 0.02 lekë më shumë se ditën e hënë.

Me 1.49 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 130.40 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.24 lekë dhe këmbehet me 122.16 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 120.93 +0.81
Euro EUR 116.34 +0.02
Poundi Britanik GBP 130.40 +1.49
Franga Zvicerane CHF 122.16 +0.33
Jeni Japonez (100) JPY 83.70 +0.24
Dollari Australian AUD 78.30 +0.11
Dollari Kanadez CAD 88.22 +0.02
Korona Suedeze SEK 10.69 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.23 -0.01
Korona Daneze DKK 15.64 +0.01
SDR SDR 153.82 +0.07
Ar (OZ 1) XAU 197385.22 -174.94
Argjend (OZ 1) XAG 2243.44 +3.20
Juani Kinez (onshore) CNY 16.88 +0.09
Juani Kinez (offshore) CNH 16.87 +0.10
Lira Turke TRY 6.55 +0.04

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Shqipëria dhe Mali i Zi, rol të rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon
Artikulli tjetër40 shërbime sociale, përfitojnë mbi 10 mijë fëmijë, gra e të moshuar