Ballina Flash

Manja: Përkthyesi zyrtar është përfaqësim

TIRANË, 26 shtator /ATSH-I.Vata/ Nisi sot provimi për përkthyesit zyrtarë në gjuhën angleze.

Në një postim në rrjetet sociale ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka uruar sot përkthyesit zyrtarë, ndërsa u shpreh se përkthimi nuk është thjesht punë, por është përfaqësim.

Sipas tij, nga duart e tij del përshtypja e parë për Shqipërinë, për seriozitetin e vendit, për përgjegjësinë.

“Unë i urova sot kandidatët që hynë në provimin e gjuhës angleze me dëshirën dhe shpresën se fituesit dhe jo vetëm në këtë gjuhë, do të jenë pasqyra më e mirë e përpjekjeve të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të qenë të barabartë dhe të sinqertë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me çdo institucion dhe vend mik, apo partner”, tha Manja.

Ligji për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar u miratua nga Kuvendi në korrik 2011 me 86 vota pro, 6 kundër dhe 6 abstenime.

Ligji siguron plotësimin e hendekut ligjor lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë dhe certifikimin e subjekteve që ushtrojnë profesionin e përkthyesit zyrtar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMINT, 1,5 milionë euro për Parkun Industrial në Opterushë
Artikulli tjetërSEUL – SHBA dhe Koreja e Jugut nisin manovrat ushtarake