TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Dita e dytë e festivalit TIFF nisi mëngjesin e së dielës, njëkohësisht në dy lokacione; në Kinema Millennium me shfaqjen e dokumentarëve të shkurtër dhe në Liceun Artistik “Jordan Misja” me programin KIDs, fillimisht me filmat për moshat nga 5 deri në 10 vjeç, e pas orës 11:00 nisi shfaqja e filmave për fëmijë më të mëdhenj se 11-vjeçar.
Një nga 5 dokumentarët e shkurtër që u shfaqën sot në Kinema Millennium do të fitojë të drejtën për kualifikim në European Film Awards. 2 dokumentarë ishin prodhime holandeze, një nga Spanja, një bashkëprodhim Greqi-Finlandë, si dhe një dokumentar nga Franca.
Ndërsa tek Liceu Artistik u shfaqën gjithsej 10 filma nga kategoria “Panorama” si dhe 3 filma për moshat mbi 11-vjeç, gjithashtu të Panorama Competition.
Më pas projeksionet kanë vijuar në Millennium me kategorinë e filmave studentorë, të animuar, Dokumentari i shkurtër, studentor dhe më pas “Generations/ Panorama, i ka lënë stafetën përsëri Liceut Artistik me 6 filma të tjerë të metrazhit të shkurtër.
Dita e dytë e edicionit të 20-të të TIFF, sjell dhe filmat në nder të karrierës së Aki Kaurismäki, në Open Air Cinema Millenium, duke filluar nga “Leningrad Cowboys Go America”.























