Ballina Flash

Garda e Republikës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Punënjësit e Gardës së Republikës iu bashhkuan sot nismës “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Garda e Republikës, si çdo vit, u sensibilizua duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, në 20-21 shtator, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit Kombëtar të Gjakut, gardistë e punonjës u solidarizuan me nismën.

Drejtori i përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramos Sako i bëri thirrje çdo punonjësi në kushte shëndetësore të përshtatshme, për t’iu bashkuar nismës humanitare për të mbështetur njerëzit në nevojë për gjak, e veçanërisht fëmijët talasemikë.

Solidariteti dhe tradita e Gardës së Republikës për dhurimin rregullisht të gjakut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BE: Politikat e Pekinit po largojnë investitorët e rinj nga Kina
Artikulli tjetër7 filma garojnë në kategorinë “In Albanian Short”, në TIFF