Ballina Ekonomi

ARRSH: Realizohen 93% e punimeve në Urën e Drojës

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në Urën e Drojës në Mamurras janë realizuar 93% e punimeve, ndërsa pritet të përfundojë brenda afatit kontraktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se po vazhdon puna me ritme në Urën e Drojës ku ka përfunduar gërmimi, cilindrimi i shtratit të lumit, ndërtimi i Vaskës së Shuarjes së energjisë dhe ndërtimi i murit mbajtës B/a në dalje të Digës.

ARRSH tha se “janë duke u përfunduar punimet për sistemimin e shtratit të lumit dhe sistemimi i skarpateve anësore”.

Ura e Drojës u dëmtua nga përmbytjet në dhjetorin e vitit 2017. Ura ka një gjerësi 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Kjo urë lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën dhe i vjen në ndihmë mijëra banorëve dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncert gala i artistëve shqiptarë dhe egjiptianë, në TKOBAP
Artikulli tjetërTabaku: Strategji të qartë mbrojtëse në fushën kibernetike