Ballina Flash

Mundësi kuqezi Abakarov në finalen e Botërorit

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Mundësi kuqezi Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në finalen e kampionatit botëror të mundjes që po zhvillohet në Beograd.

Mundësi kuqezi mposhti në gjysmëfinale serbin Stevan Miçiç (medalist olimpik).

Abakarov arriti finalen pasi dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë, teksa të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi këtë si një arritje e madhe e mundësit kuqezi.

Abakarov në finalen që zhvillohet nesër në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFranca, Gjermania dhe Polonia, thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën
Artikulli tjetërNisi sot në Shkodër programi “Good Startup School”