Ballina Flash

Fanella e Michael Jordan shitet për 10.1 milionë

NJU JORK – 16 shtator /ATSH-ANSA/ – Mbi dhjetë milionë për një fanelë të veshur nga Michael Jordan dhe është një rekord për një trashëgimi sportive të veshur, deklaroi shtëpia e ankandeve Sotheby’s e cila menaxhoi shitjen.

Fanella ‘Last Dance’ u vesh gjatë një prej ndeshjeve finale të NBA në 1998 kur ai ishte anëtar i Chicago Bulls. Kjo është fanella me numër 23, e tërhequr nga ekipi i basketbollit Windy City.

Emri Last Dance vjen nga dokumentari 2020 ESPN / Netflix me të njëjtin emër, i cili tregon karrierën e Jordanit në Bulls dhe përpjekjen e tyre për të fituar kampionatin e tyre të gjashtë në NBA në tetë vjet.

Fanella e legjendës së basketbollit amerikan ka kaluar rekordin e mëparshëm pas shitjes së fanellës ‘Hand of God’ të Diego Maradonas, e shitur gjithashtu nga Sotheby’s për 9.3 milionë majin e kaluar.

Fanella vlerësohej nga tre deri në pesë milionë dollarë dhe në sektorin e basketbollit theu edhe rekordin e vendosur më parë me Kobe Bryant, kur në majin e kaluar uniforma e tij me Los Angeles Lakers u shit për 3.7 milionë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë, Seferi: 2022 kartolinë e bukur për Shqipërinë drejt BE
Artikulli tjetërSamsung planifikon zero emetime deri në vitin 2050