Ballina Flash

Gresi Bajri në finalen e turneut ndërkombëtar të tenisit për U16

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Në Shkodër po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për moshat nën 16 vjeç.

Fituesja e garave në çift dhe finaliste për “singles”, Gresi Bajri, pasi ia arriti të fitonte në gjysmëfinale ndaj bashkëkombëses së saj Rea Qinamit, pritet të ndeshet me tenisten ukrainase Sofiya Shymanska. Sot Gresi Bajri së bashku me Marya Yemshanova nga Ukraina rrëmbyen trofeun e vajzave Doubles pasi mundën dyshen malazeze Ana Stojanovska dhe Zara Safirovska me rezultatin 6-2, 6-0.

Në çifte për djem, fitues u shpallën Pavlo Budnarchuk nga Ukraina dhe Alexandar Trifunovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa nesër në finalen singles për djem do zhvillohet përballja mes Nikola Jovic nga Serbia dhe Vuk Krstajic nga Mali i Zi.

Rreth 60 sportistë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e këtij turneu ndërkombëtar të tenisit, që po zhvillohet në Shkodër.

“Ky kampionat, i pari i këtij lloji në këto përmasa dhe nivele për Shqipërinë, është promovimi më i bukur turistik që mund t’i bëhet Shkodrës”, është shprehur në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili ka premtuar vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme, të nismave që afrojnë rininë me sportin.

Turneu tenistik po zhvillohet në Adriatic Tennis Park, një nga investimet serioze në territorin e Bashkisë Shkodër dhe ndër më të veçantit në rajon, është shprehur Spahia, i cili ka ndjekur nga afër kompeticionin “Shkodra Open U16 – Tennis Europe Junior Tour”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak500 milionë lekë për naftë falas, nis shpërndarja e kartave për fermerët
Artikulli tjetërSektori financiar, rritje të investimeve në 6-mujorin e parë të vitit