Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e hënë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 117.49 lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta.

Dollari amerikan u këmbye me 115.52 lekë, ose 1.12 lekë më pak se në fundjavë.

Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 0.58 lekë dhe zbriti në kuotën e 134.90 lekëve.

Monedha zvicerane këmbehet me 120.99 lekë ose 0.93 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 115.52 -1.12
Euro EUR 117.49 -0.13
Poundi Britanik GBP 134.90 -0.58
Franga Zvicerane CHF 120.99 -0.93
Jeni Japonez (100) JPY 81.01 -1.03
Dollari Australian AUD 79.45 -0.53
Dollari Kanadez CAD 88.98 -0.81
Korona Suedeze SEK 11.05 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.79 -0.02
Korona Daneze DKK 15.80 -0.01
SDR SDR 150.45 -0.86
Ar (OZ 1) XAU 199306.66 -2,002.32
Argjend (OZ 1) XAG 2220.86 +29.70
Juani Kinez (onshore) CNY 16.68 -0.17
Juani Kinez (offshore) CNH 16.70 -0.14
Lira Turke TRY 6.33 -0.07

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Vepra e Azem Hajdarit, frymëzim për t’u ngritur fuqishëm në protesta
Artikulli tjetërRezerva valutore mbi 5 miliardë euro