Ballina Bota

VARSHAVË – Poloni-Izrael bashkohen për çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore

VARSHAVË, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Polonia njoftoi se do të përfshijë edhe Izraelin gjatë bisedimeve me qeverinë gjermane lidhur me kërkesën e saj për dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne duam të zhvillojmë bisedime në Berlin dhe të ftojmë përfaqësuesit e Izraelit të bashkohen, në fund të fundit, gjysma e viktimave polake ishin qytetarë me origjinë hebreje”, deklaroi sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki për “Der Spiegel”.

Javën e kaluar, komisioni parlamentar në Varshavë paraqiti një raport ekspertësh në të cilin dëmi i shkaktuar nga lufta në Poloni u vlerësua në mbi 1.3 trilion euro (1.3 trilion dollarë).

Qeveria gjermane ka kundërshtuar kërkesën e Polonisë për dëmshpërblime, duke thënë se ajo çështje ishte zgjidhur me një traktat të vitit 1990 që lidhej me ribashkimin e Gjermanisë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj për spiunin I.M: Nuk na jep dot zgjidhje për të ardhmen, ka ende hesape për të larë
Artikulli tjetërMalltezi: Media e blerë nga mafia e inceneratorëve