Ballina Ekonomi

Paga minimale rritet në 34 mijë lekë

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë.

“Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, tha Kryeministri Rama.

Rama shtoi se “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit”.

Kryeministri tha se “garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi, sikundër e kemi parë edhe deri më sot”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKulla Veneciane do të transformohet në qendër informacioni historik
Artikulli tjetërShtohet financimi për fermerët, sektorin e peshkimit dhe të transportit