Ballina Bota

BM – Truss: Së bashku kundër luftës së tmerrshme të Putinit

LONDËR, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Nevojitet debat kostruktiv për krizën ekonomike dhe energjetike, harmoni në vullnetin për të kundërshtuar luftën e tmerrshme të presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë, deklaroi kryeministrja e sapozgjedhur britanike, Liz Truss.

Nga ana tjetër, Truss vlerësoi mbështetjen e laburistëve në përballjen me Putinin, agresioni i të cilit, sipas saj, ishte shkaku i krizës.

Kryeministrja e re është deklaruar kundër kthimit në kutitë e votimit, para skadimit normal kohor të legjislaturës, në fund të vitit 2024.

”Vendit nuk i duhen zgjedhje, por një qeveri që përballet me emergjencat e krizës energjetike dhe rimëkëmbjen ekonomike, nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës ashtu edhe nga efektet e pandemisë Covid-19”, deklaroi Truss./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës fillon patrullimin ujor në kufi me Serbinë për herë të parë që nga paslufta
Artikulli tjetërFasha 800 kW, Balluku: Planifikohet kursim me 2.5 % nga abonentët familjarë