Ballina Aktualitet

Këlliçi, 5 pyetje SPAK për inceneratorët

TIRANË, 2 shtator /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimin e aferës së inceneratorëve duke i drejtuar SPAK, 5 pyetje.

Në një konferencë për mediet, deputeti i i PD-së Belind Këlliçi, u shpreh se “Stela Gugallja është bërë milionere, për shembull. Pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnjë ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe pa investuar as një lopate apo karrocë dore, mori 23 milionë euro nga buxheti i shtetit”.

“Për një projekt të pa kërkuar, të pacertifikuar dhe që binte në kundërshtim me “Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve”, pa garë, bëhet një vlerësim pa publikuar asnjë kriter, pasi nuk ka asnjë ekspert incenerimi në Shqipëri. Brenda ditës bëhet gjoja sikur mbyllen 9 procedura, bëhet gjoja sikur negociohet kontrata dhe, ndonëse kontrata ka thagma që bien ndesh me ligjin, brenda ditës del Vendimi i Qeverisë që t’i japë Gugalles nga buxheti në mëngjes 23 milionë euro, të cilat në mbrëmje vijnë te xhepi i Ahmetajt dhe Ramës”, shprehet ai.

“A duhet shpallur Shqipëria kampione në Doing Business me këtë dokument që shohim?A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperiencë dhe meritonte 23 milionë euro? Si merr një koncension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital? A kishte njohje Rama-Ahmetaj-Agaçi me Gugallen, apo me mirë Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin? A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta të jetë ish-zëvendëskryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama”, ishin pyetjet që Këlliçi i drejtori SPAK.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ballkani i hapur”, Ibrahimaj: I shërben zhvillimit të rajonit dhe integrimit drejt BE-së
Artikulli tjetërBEOGRAD – Çavuşoğlu: Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit