Ballina Aktualitet

Abazoviç: Nisma “Ballkani i hapur” e suksesshme

TIRANË, 2 shtator/ATSH-I.Vata/ Në samitin “Ballkani i hapur” që zhvillohet në Beograd, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se kjo është një nismë e suksesshme dhe nuk lidhet me ngadalësimin drejt BE-së me asnjë prej vendeve, por është për përmirësimin e këtij rrugëtimi.

Në fjalën e tij, në Samit Abazoviç tha se “është kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtë tryezë në një moment kur për fat të keq në hapësirën evropian po zhvillohet një luftë”.

“Është kënaqësi të shohësh njerëz të ulur rreth një tryeze që diskutojnë tema me interes jetik për të gjithë qytetarët e rajonit, dhe Mali i Zi e mbështet këtë. Më vjen mirë që të shoh sot që janë bashkuar vende të BE-së dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s. Më vjen mirë të shoh ministra dhe njerëz nga komuniteti i biznesit”, tha ai.

Abazoviç shtoi se Ballkani Perëndimor përmes nismës “Ballkani i hapur” ka nevojë për një politikë të re progresive.

“Kemi provuar gjithçka për gjatë historisë tonë. Kemi provuar luftërat, krizat, katastrofat humanitare. Kemi provuar zënkat konfliktet, kemi provuar akuze dhe e vetmja gjë që nuk kemi provuar është të bashkëpunojmë. Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha të kuptojmë se një fleksibilitet më i madh i kufijve nuk nënkupton ndryshimin e kufijve por një mundësi më të madhe për pajtim për biznes për përparim, për bashkim, lëvizshmëri dhe gjithçka që duhet të jetë një rrjet e frymës evropiane në rajon”, tha ai.

Abazoviç tha se “kjo nisëm është një nisëm që unë e shoh të suksesshme dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër ka dëshmuar se pavarësisht të gjitha pengesave rreziqeve në këtë hapësirë mund të bëjë gjëra të rëndësishme për qytetarët dhe jetën e tyre”.

“Duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër dhe që mund të zgjate deri në pranverë edhe pse ne po përpiqemi që gjithçka të jetë e rregulluar, ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit hapur dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për qytetarët tanë. Qytetarët janë të ngopur me politikën e së shkuarës, me nacionalizëm me akuzat dhe duhet tu ofrojmë diçka tjetër dhe ko nënkupton bashkëpunim më të madh”, tha ai.

Në vijim, Abazoviç tha se “pse është e rëndësishme të kemi këtu përfaqësues dhe ministrat të Jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë? Sepse në shoqëritë globale askush nuk mund të bëjë asgjë vetëm. Këta janë fqinjët, pavarësisht se nuk janë pjesë e ‘Ballkanit të hapur’. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe duhet të bëjmë gjithçka të përqendruar të përparimi ekonomik, për të hapur vende të reja punë. Të krijojmë kushte për më shumë investime”.

“Dje morëm pjesë në një panair vere, pse mos e bëjmë këtë?! A mos ndokush mendon se mund ta organizojë këtë panair i vetëm? A mos është keq të kemi dhe pjesëmarrës të tjerë nga Mali i zi dhe qytetarë të prodhojnë verëra? Unë nuk shoh gjë të keqe këtu. Them se mund të bashkëpunojmë. Unë shoh se mund të rrisim besimi dhe duhet të ofrojmë një vizion të ri. Nisma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ata që nuk janë në këtë tryezë sot janë të mirëpritur. Ne nuk jemi anëtarë të plotë të “Ballkani të hapur”, por pres që Mali i Zi të bëhet sa më shpejt pjesë e tij. Mendoj se takime të tilla dhe me fusha më specifike si turizmi ekologjia mund jetë diçka që Mali i Zi është i interesuar. Nëse duhet të shkosh në Mal të Zi duhet të ketë vetëm një tabelë administrative ku të thuhet mirë se erdhe në Mal të Zi, mirë se erdhe në Shqipëri, Serbi, si në Evropë. Unë mendoj se qytetarët do të preferonin këtë të fundit”, tha ai.

Abazoviç shtoi se dua të përshëndes presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës për marrëveshjen.

“A duhet të zgjidhim konfliktin? A duhet të dërgojmë ushtri në kufi? A nuk na ka ardhur në majë të hundës me këtë?! A nuk duhet të njohim dokumentet e njëri-tjetrit dhe të arrijmë në një situatë, siç tha kryeministri i Maqedonisë, që të mos e kemi dhe këtë kufi dhe të mos jetë i rëndësishëm në një epokë të teknologjisë. Ky rajon po përcjell mesazhe që më parë nuk ka qenë në gjetje t’i përcjellë. Ky rajon po përçon mesazhin se pavarësisht se të tjetër nuk bien dakord të ulen në tryezë, ne mundemi. “Ballkani i hapur” është një nismë e suksesshme dhe një nismë që funksionon. Tre kryeministra arritën të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë dhe të përmirësojnë bizneset e tyre. Kjo është diçka që duhet përgëzuar. Mos dikush mendon se duhet t’i kthehemi të vjetrës? Mos dikush beson që duhet të hyjmë në llogore e nacionalizmit? Është politikë e gabuar, është në fakt 2022-shi”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç tha se “na duhet të krijojmë një vlerë të re në politikë dhe kjo vlerë e re është të përqendrohemi të progresi, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi, tregu i përbashkët, që BE e ka arritur tashmë”.

“Kjo nuk lidhet me ngadalësimin drejt BE-së me asnjë prej vendeve, është për përmirësimin e këtij rrugëtimi. Importimi i frymës evropiane në të gjitha këto vende të rajonit është diçka që Mali i Zi është në favor të një nisme që çon në pajtim, në progres dhe në momentin kur të përmbushim të gjitha normat dhe standardet e gjejmë njëri-tjetrin në familjen evropiane, se ne i përkasim asaj. Le të zgjedhë Ballkani Perëndimor diçka të re, diçka progresive, le të zgjedhim paqen, progresin, zhvillimin ekonomik dhe të gjitha këto do të çojnë në përmirësimin e kushteve të qytetarëve të rajonit”, theksoi ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTegeltija: Bosnjë-Hercegovina duhet t’i bashkohet nismës së “Ballkanit të hapur”
Artikulli tjetërSzijjarto: Hungaria mbështet nismën e “Ballkanit të hapur”