Ballina Bota

FOKUS – Energjia gjithnjë e më shtrenjtë, sa panele solare istalohen çdo javë në BM?

LONDER, 31 gusht /ATSH/ – Çmimet e faturave të energjisë kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për panele diellore, shkruan BBC.

Sipas Shoqatës Tregtare të Energjisë Solar në Britaninë e Madhe, pak më shumë se 3 000 instalime diellore kryhen çdo javë në kahasim me 1 000 në korrikun e 2020.

Një furnizues deklaroi për BBC se ”këtë muaj se kërkesa për panele diellore është rritur dhjetëfish”.

“Më shumë panele diellore janë duke u instaluar në çatitë britanike se kurrë më parë,” tha Chris Hewett, drejtor menaxhues i Solar Energy UK.

Fakti që energjia e rinovueshme ndihmon në mbrojtjen e planetit e ka bërë atë gjithmonë një opsion tërheqës.

Mënyra se si funksionojnë është e thjeshtë: panelet thithin rrezet e diellit përmes qelizave fotovoltaike të cilat e shndërrojnë atë në energji elektrike që mund të qarkullojë nëpër shtëpinë tuaj ose në bateri.

Procesi redukton ndjeshëm sasinë e energjisë elektrike të nevojshme nga rrjeti.

Njerëzit që kanë instaluar me sukses panele diellore raportojnë se kanë kursyer qindra paund në faturat e tyre të energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve të energjisë, megjithatë, ka reduktuar kohën që duhet për të kompensuar kostot fillestare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErvin Koçi emërohet drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Artikulli tjetërKINE – Prodhimi dhe eksportet e celularëve shënojnë rënie në 7 muajt e parë të vitit