Ballina Aktualitet

Blushi: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve

TIRANË, 30 gusht /ATSH-I.Vata/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  deklaroi sot se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve, në krahasim me vendet e rajonit.

Në një deklaratë për mediet, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  shprehet se Shqipëria radhitet me 179 pikë ndërsa Maqedoni e Veriut me 103 pikë, Kosova me 93 pikë dhe Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë sipas organizatës “World Prison Population”.

Blushi thekson se “qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave”.

“Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRehabilitim i shtresave asfaltike në rrugën Boboshticë-Dardhë
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Pjerin Sheldija, “Mikelanxheloja” i Shkodrës