Ballina Aktualitet

Boçi: Rritja e çmimit të naftës rëndon emigrantët

TIRANË, 28 gusht/ATSH – I. Vata/ Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës ka si qëllim zhvatjen e emigrantëve dhe qytetarëve.

Sipas Boçit, arsyeja e rritjes së çmimit të naftës janë emigrantët.

“Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa. Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske. Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime. Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.Me keq se e turpshme”, tha ai

Në vijim, Boçi shtoi se ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë qytetarët e thjeshtë.

“Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë. Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi”, tha ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Anija “SOS Méditerranée” shpëton rreth 470 migrantë në Mesdheun qendror
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Miliona tonë grurë u transportuan përmes lumit Danub