FRANKFURT, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Prodhuesi gjerman i makinave Audi do të hyjë në Formula 1 duke filluar nga sezoni 2026, deklaroi kompania duke u angazhuar në një projekt sportiv dhe prestigji që mund të kushtojë qindra milionë euro.
‘’Ishte një moment i veçantë. Në vitin 2026 do të fillojmë të garojmë në F1”, theksoi shefi i Audi Markus Duesmann në një konferencë shtypi.
Kompania tha gjithashtu se çështja nuk është thjesht të kandidojë, por të përdorë investimin e madh për të shfaqur aftësitë e saj teknike.
Duesmann e përshkroi motorsportin si pjesë të “ADN-së” së Audi. Presidenti i F1 Stefano Domenicali tha se ishte “një moment i rëndësishëm për sportin tonë”.
“Është gjithashtu një njohje e madhe që lëvizja jonë drejt motorëve hibridë me fuqi të qëndrueshme në 2026 është një zgjidhje e ardhshme për industrinë e automobilave. Ne mezi presim të shohim logon e Audi në grilë dhe do të dëgjojmë më shumë detaje prej tyre për planet e tyre në kohën e duhur ”, theksoi ai. /os/












