Ballina Flash

Escobar e Lajçak në Mitrovicë: 1 shtatori do të jetë ditë normale

PRISHTINË, 25 gusht/ATSH/- I dërguari i posaçëm  amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë përfunduar vizitën në Mitrovicën Veriore.

Pas takimit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dy emisarët përsëritën angazhimin për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që mos të ketë tensione më 1 shtator, pas vendimeve të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe për targat ilegale.

Lajçak tha se do të vazhdojnë vizitën në Beograd dhe pastaj do të kenë një përgjigje më të saktë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ndërsa, Escobar, tha se takimi me përfaqësuesit serb në Kosovë ka qenë i mirë dhe ka dëgjuar gjitha shqetësimet e tyre./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFshati Labinot Mal pas 20 vitesh me rrugë rurale
Artikulli tjetërSeminar ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë e kulturën arbëreshe