TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Kryebashkiaku Veliaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit.
“Gëzuar Ditën e Flamurit vëllezërve dhe motrave ukrainas që jetojnë në Tiranë dhe qytetarëve të guximshëm të Ukrainës, që ende luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre”, thekson Veliaj.
Bashkia e Tiranës është një nga qytetet e para që mbështeti me ndihma konkrete refugjatët ukrainas, ndërsa do të kontribuojë edhe në procesin e rindërtimit.
/r.e/


























