TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Në mesin e këtij viti, rezerva valutore e vendit arriti vlerën e 4.9 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vlera e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar afërsisht 7.7 herë vlerën mujore të importeve (mbështetur në vlerën mesatare të importeve për 7-mujorin 2022).
Sipas BSH-së, një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.
BSH-ja bën të ditur se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe i gatshëm të financojë nevojat e tregut.
/j.p/r.e/












